LDK-ja del me komunikatë për vizitën e ambasadorit gjerman, aty ishte edhe Vjosa Osmani
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i shoqëruar nga nënkryetarja Vjosa Osmani dhe anëtari i Kryesisë, Besian Mustafa ka pritur në takim Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.
Kryetari Mustafa e falënderoi Ambasadorin Heldt për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme që i ka dhënë Gjermania Kosovës në të gjitha proceset.
Poshtu kryetari Mustafa e njoftoi z. Heldt për rrjedhën e bisedimeve me LVV-në drejt formimit të koalicionit bashkëqeverisës.
Z. Heldt falënderoi kryetarin Mustafa për pritjen dhe bashkëpunimin dhe shprehu gatishmërinë që ky partneritet të vazhdojë edhe në të ardhmen.