Ledri dhe Lumi B po sjellin nesër bashkëpunimin ‘Kiss Kiss’
Ledri Vula dhe Lumi B janë bërë bashkë për një bashkëpunim të radhës.
Dyshja e hiteve po sjellin sërish një këngë bashkë.
Lumi dhe Ledri kanë vendosur që të publikojnë këngën me titullin ‘Kiss Kiss’ për sezonën e verës, shkruan Gazeta Express.
Burime të Gazetës Express mësojnë se kënga e dyshes do të publikohet nesër, më datën 25 qershor e shoqëruar me videoklip.
‘Kiss Kiss’ është punuar në RedBoxEntertainment dhe të dytë kanë paralajmëruar në rrjetet sociale bashkëpunimin.


Ledri dhe Lumi kanë bashkëpunuar në një numër të madh këngësh që jnaë kthyer në hite të mëdha shqipe.
Që nga “Tavolina” dhe “Shko” me Ermalin, “Messi”, “Pablo” e “Shtrejt” me Gjikon dhe “Krejt shokt e mi”./Gazeta Express/