Ledri Vula e Rita Ora takohen, i tregojnë botës se janë të prakrahasueshëm
Në Cyrih po mbahet festivali i parë open-air shqiptar për Zvicër e më gjerë “Alba Festival”.
Një event ky unik sa i përket kulturës dhe argëtimit të komuniteteve të huaja në Zvicër, prandaj edhe organizimit të tij po i kushton hapësirë e madhe mediatike.
Në këtë ngjarje do të performojnë yjet më në zë shqiptare në botë, përfshirë edhe Rita Orën.
E kjo e fundit është takuar me reperin Ledri Vula, i cili gjithashtu do të këndojë, e që të dy kanë realizuar një fotografi ku duken si yje të vërtetë./Indeksonline/
