Lekaj: Qeveria të dorëhiqet

148
fresco

midle
lekaj

Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, i ka reaguar ministres për Dialog, Edita Tahiri, duke i thënë se ajo, bashkë me krejt qeverinë e Kosovës duhet të japin dorëheqje, njofton Klan Kosova.

Lekaj qeverinë e ka quajtur “tallëse dhe mashtruese”.

“Të gjitha deklaratat e Edita Tahirit, janë akuj të arktikit për Kosovën e jo flluska bore siç ajo pretendon e deklaron”, ka thënë Lekaj.

“Kryeministri dhe të gjithë vartësit e tij duhet të japin përgjegjësi për dështimet e vazhdueshme dhe dëmet që ia kanë shkaktuar Kosovës dhe qëndrueshmërisë se saj si shtet i pavarur, duke lejuar që Serbia të sjellët siç asaj i bie më së miri për vete, të gjitha në kurriz të Kosovës”.

“Ne edhe sot insistojmë që kjo qeveri me shumë se interpelancë, duhet të dorëhiqet sa ma parë, për të shpëtuar Kosova”.

Comments