VIDEO/ Makina përplas një fëmijë te rruga e Durrësit, shoferi ikën


PAMJE TE RENDA/ Një aksident me pasojë plagosjen e një fëmijë ka ndodhur paraditen e sotme, bën të ditur Policia e Tiranës. Burime nga policia thanë se, në rrugën e “Durrësit”, rreth orës 10:30, ka patur një aksident, mjet me këmbësor, ku drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.
Mjeti ka goditur këmbësorin e mitur A. C., 12 vjeç, i cili ndodhet në Reanimacionin e Qendrës së Traumës., në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor ka bërë të mundur identifikimin e mjetit dhe po punon për kapjen e drejtuesit të këtij mjeti.