Letër e Hapur drejtuar Bashkësisë Fetare Islame në RMV

229
fresco

Të nderuar përfaqësues të Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut,
Me këtë letër dëshirojmë të shprehim shqetësimin tonë të thellë si besimtarë dhe qytetarë, përballë një dukurie që po përhapet gjithnjë e më shumë: nëpërkëmbja publike, përqeshja dhe përbaltja sistematike e figurës së imamëve dhe misionit të tyre, nga individë që nuk përfaqësojnë as shoqerin tone, as moralin, e aq më pak vlerat e Islamit.
Një nga zërat më të zhurmshëm në këtë drejtim është ai i Tim Shkupit
.
Prej një kohe të gjatë, opinioni publik po përballet me deklarata të përsëritura, të ulëta dhe provokuese nga një figurë e ndyrë mediatike si Tim Shkupi. Në mënyrë të vazhdueshme dhe të qëllimshme, ky individ ka ndërmarrë një fushatë të hapur për të fyer dhe nënçmuar imamët, misionin e tyre, si dhe vetë besimtarët mysliman dhe shqiptar në përgjithësi.
Me tone tallëse, akuza të pabaza dhe gjuhë përçarëse, ai i ka lejuar vetes të përçmojë simbolikën e xhamisë, të relativizojë fenë islame dhe të paraqesë imamët si të panevojshëm apo të dështuar. Por këto nuk janë vetëm sulme ndaj individëve – këto janë sulme ndaj një identiteti kolektiv, ndaj një trashëgimie shpirtërore dhe një shoqërie që ka ndërtuar jetën e saj mbi respektin për fenë, traditën dhe etikën.
Tim Shkupi nuk ka përfaqësuar kurrë ndonjë vlerë të mirëfilltë kombëtare apo fetare. Ai është bërë zë i një fushate përçarëse, duke përdorur lirinë e shprehjes jo për të ndërtuar, por për të shkatërruar. Për më tepër, ai shpesh i drejtohet komunitetit tonë me përçmim, duke ironizuar zakonet tona, identitetin shqiptar dhe vlerat tona fetare – një përzierje e rrezikshme që nuk mund të trajtohet me heshtje.
Të jesh imam në këto kohë nuk është lehtë. Të mbash mbi supe edukimin shpirtëror të një populli, të përballesh me mungesën e mbështetjes institucionale dhe të durosh goditje publike pa asnjë reagim nga udhëheqësit fetarë është padrejtësi.
Prandaj ne, si pjesë e kësaj shoqërie kërkojmë me dinjitet e vendosmëri:
Mos heshtni më.
Dilni hapur.
Mbroni misionin, njerëzit dhe besimin që përfaqësoni.
Sepse nëse nuk e bëni ju, kush do ta bëjë?
Me respekt,
Kryetari i Këshillit të Xhamisë së Dëshmorëve në Hasanbeg
Burhan Sadiki
Në emër të Këshillit të Xhamisë së Dëshmorëve në Hasanbeg.

Comments