LETËR PUBLIKE NGA BURGU

184
fresco

LETËR PUBLIKE NGA BURGU
Fadil Fejzullahu

“Kur populli digjej, ti rrije larg.”

Ali Ahmeti, ti dhe njerëzit përreth teje nuk përfaqësoni më asgjë për mua. Ju nuk jeni udhëheqës, nuk jeni përfaqësues, nuk jeni zëri i popullit shqiptar – jeni vetëm hijet e një mashtrimi të madh që zgjat prej vitesh.

Në ditën më të zezë për shqiptarët e Kumanovës, kur djem të rinj po vriteshin në emër të një loje të ndyrë politike, ti nuk pate guxim as të afrohesh, as të thuash të vërtetën, as të ndash dhimbjen me popullin tënd. Heshtja jote nuk ishte thjesht frikë – ishte bashkëfajësi.

midle

Njerëzit e tu – ata që pasurohen nga sistemi dhe heshtja – sot flasin në emrin tonë, por nuk jetojnë me ne, nuk vuajnë me ne, nuk kanë as dhimbje, as ndërgjegje. Ju s’e dini çfarë është nderi, sepse e shitët për pushtet. S’e dini çfarë është drejtësia, sepse e harruat qëllimisht.

Unë nuk harroj. Populli nuk harron. Kumanova nuk harron.

Dhe një ditë, e vërteta do të ju ndjekë deri aty ku s’mund të fshiheni më.

Nëse nuk ishe organizator direkt i tragjedisë së Kumanovës, ishe bashkëpunëtor me heshtje, përfitues me heshtje – dhe tradhtar me vetëdije.

Jo për hakmarrje. Por për drejtësi

Comments