Lëvizja BESA: “Barazia ekonomike” e pushtetit nënkupton vazhdim të varfërimit dhe mjerimit të shqiptarëve

133

Moebel THEMA

besa-1-620x330

Ditë më parë BDI-ja e prezantoi një nga pikat kyçe te platformës së saj elektorale “barazi ekonomike”, me të cilën synon që të arrijë njëfarë mirëqenie më të mirë dhe barazi ekonomike te shqiptarët, ndonëse ky subjekt ka punuar pa pushuar këto 14 vite, sa  është në pushtet, që ajo mos të ndodh. Në të vërtetë, tashmë të gjithë e dimë se fajtori kryesor për varfërimin e skajshëm dhe diskriminimin konstant të shqiptarëve në të gjitha aspektet, sidomos në atë ekonomik, është pikërisht kjo parti.

Me këët rast duhet të konstatojmë se përgjatë një dekadë e gjysmë, sa është në qeverisje, BDI-ja u dëshmua si e paaftë për t’u siguruar shqiptarëve një mirëqenie më të mirë ekonomike, por përkundrazi:

  • Aprovoi diskriminim të vazhdueshëm të shqiptarëve dhe rajoneve të populluara me shqiptarë në shpërndarjen e buxhetit të shtetit dhe të mirave publike, duke mos arritur të sigurojë alokim më shumë se 2-3% prej buxhetit te shtetit;
  • Nuk arriti ta bëjë funksionale zonën ekonomike në Tetovë për 16 vite, kurse tash, para zgjedhjeve, edhe investimet që bën VMRO DPMNE-ja i përshkruan si suksese të saj;
  • BDI arriti ta partizojë në shkallë të madhe administratën publike dhe ofroi punësime vetëm për militantët partiakë, duke mos kontribuar në uljen e papunësisë dhe zbutjen e varfërisë te shqiptarët, por duke rritur skllavërimin e shqiptarëve nga partia;
  • BDI ka krijuar kushte që punëdhënësin më të madh të bëjë shtetin, që është element rreziku për ekonominë e tregut të punës.
  • Një e arritur tjetër e BDI-së është edhe zhvatja, pengesa e bizneseve shqiptare dhe, më në fund, mbyllja rekord e tyre, gjë që e dëshmon regjistri qendror;
  • Kjo parti stimuloi korrupsionin në gjitha nivelet, me çka i bëri milionerë brenda natës shumë funksionarë të saj;
  • I vendosi shqiptarët buzë greminës së ekzistencës, duke i rritur rastet sociale dhe duke e thelluar varfërinë, me çka shqiptaret i detyroi që emigrimin jashtë vendit ta shohin si të vetmin opsion për një jetë më të mirë për familjet e tyre;
  • Gjithashtu BDI është bashkëpjesëmarrëse në harxhimet marramendese të Qeverisë për projektet kryekëput maqedonase (si “Shkupi 2014” etj.), si dhe në rritjen e borxhit publik. Kështu drejtpërdrejt i kontribuoi realizimit të “Prerodba”-s së partnerit të koalicionit – VMRO-DPMNE.

Këto janë vetëm disa nga të bëmat e BDI-se gjate qeverisjes në këto plot 14 vite, andaj ky subjekt më së paku është i thirrur të ofroj dhe i aftë të sigurojë barazi ekonomike të shqiptareve, duke marrë parasysh se në mënyre permanente ka kontribuar për pabarazinë dhe diskriminimin e tyre. Prandaj me të drejtë konstatojmë se kjo parti me “barazi ekonomike” e ka për qëllim vetëm varfërimin e mëtejshëm të shqiptarëve.

Për këtë arsye, Lëvizja BESA – duke u bazuar në diskriminimin ekonomik të vazhdueshëm si dhe krizën politike të krijuar në Maqedoni – ofron zbutjen dhe zgjidhjen e krizave ekonomike mbi parimet e drejtësisë dhe funksionalitetit të institucioneve ekonomike dhe financiare në interes shtetëror gjithë përfshirës. Lëvizja BESA do ta zhvillojë parimin e luftës ndaj korrupsionit, është kanceri bazë i ekonomisë, do ta forcoj zhvillimin e drejtë rajonal dhe do t’i forcojë institucionet, në mënyrë që të jenë efikase dhe efektive në favor të qytetarëve, bizneseve të vendit dhe lehtësimeve të investimeve të huaja dhe të vendit.

Nisur nga kjo Lëvizja BESA pas 11 dhjetorit u garanton fuqishëm qytetarëve shqiptarë se përmes platformës së saj RIDEFINIMI do të arrijë që t’i bëjë shqiptarët të barabartë në çdo aspekt, përfshirë këtu edhe atë ekonomik.

Comments