Lexojeni se çfarë thotë aktori Enver Petrovci për popullin…

618

Turpërohem që jam i gjallë
Enver Petrovci për adhurimin e tij për Millosheviqin dhe tmerrin nga fshatarët shqiptar!

Derisa të mos tregohet e vërteta, kush çfarë ka bërë, nuk do të mund të jetojmë si duhet. Vetëm atëherë! E jam i bindur se në Ballkan nuk ka dy popuj më të afërt se shqiptarët dhe serbët. Shqiptarët nuk largohen më nga Kosova për shkak se nuk kanë bukë, nuk shkojnë për shkak të luftës, nuk shkojnë për shkak të dëbimit që ua bënë Miloseviqi ose Rankoviqi. Ata shkojnë sepse e kanë humbur shpresën se do të bëhet mirë.

Vetëm dhjetë ditë pas kthimit të tij nga festivali i Beogradit “Mirëdita-Dobar Dan”, ku nën rrethimin e grupit të shovinistëve serb dhe i rrethuar nga kordoni i policisë u luajt shfaqja e tij në gjuhën shqipe, u takuam me aktorin e famshëm jugosllav, Enver Petrovcin, në kopshtin e hotel “Bozhurit” në rrugën kryesore të Prishtinës. Hoteli tash quhet Swiss Diamond dhe pothuajse fare nuk ngjanë me atë hotel të viteve të 1990-ta ku tradicionalisht takoheshin serbët. Prishtina ka ndërruar shumë, por jo edhe Enver Petrovci. Ai, nuk heq dorë nga rrëfimi për dashurinë që gjithherë ishte motoja e secilës bisedë me te.

Petrovci, një artist i shkëlqyeshëm, nxënës beogradas, tashmë profesor në Universitetin e Prishtinës, shqiptar i cili do të kujtohet për rolet e mahnitshme të Milosh Obiliqit dhe të Car Llazarit, sillet në atë kopsht të zbukuruar si njeri shumë i vetmuar. Thotë se rrallë herë del jashtë shtëpisë, nuk shoqërohet me askënd.

“Më herët në korzonë e Prishtinës, në mesin e saj shëtisnin qytetarët, e në pjesët anësore të rrugës , në njërën anë fshatarët serbë e në anën tjetër fshatarët shqiptarë. Në mes ecja unë me Sinishën – aty ku mesi i rrugës ishte plotë njerëz, dhe ja shikoni sa i gjerë është mesi i kësaj rruge. Kolonat në të majtë dhe në të djathtë ishin të vogla. Kjo është çështje mentaliteti, nuk ka lidhje më kombin. Unë më të afërt e kisha një rom nga qyteti, se sa një shqiptarë nga fshati. Tashmë një gjë të këtillë nuk ka”.

Si jetoni?
“Shumë keq. Turpërohem që jam i gjallë sepse po e shoh që gjithçka po shkon teposhtë dhe po fundoset dhe e di përse po fundoset, edhe nuk kam fuqi të ndërrojë asgjë. Për këtë më vjen marre përse jetojë. Kjo është e tmerrshme. Thonë që serbët në Kosovë jetojnë keq. Kjo është e vërtetë. Por, shqiptarët jetojnë pesë herë më keq. Shqiptarët e kanë ndërruar shpirtin. Nuk ka më shpresë dhe më së keqi është kur humbet shpresa. Shqiptarët nuk largohen më nga Kosova për shkak se nuk kanë bukë, nuk shkojnë për shkak të luftës, nuk shkojnë për shkak të dëbimit që ua bënë Miloseviqi ose Rankoviqi. Ata shkojnë sepse e kanë humbur shpresën se do të bëhet mirë. Ky (Thaçi, vërejtja e autorit) që nga lufta e këndej ua ka përlyer krejt. Këtu ajrin e kam të rënd”.

Sot, në cilën rrugë shëtitë elita qytetare në Prishtinë?
“Fshatarët janë kultivuar aq shumë, që me të parë nuk mund t’ia qëllosh kush është fshatarë e kush nuk është. Millosheviqi të gjithëve na ka modernizuar, e pamë botën. I faleminderit për gjithmonë. Është investim i madh. Shetia e gjysmë milioni njerëzish kudo nëpër botë, nga Sidnej në Otava, falas, që ta shohin botën për 3-4 muaj dhe të kthehen. Unë, për këtë, Milosheviqin e kam çmuar dhe e kam mbajt fotografinë e tij. Ju betohem, gjithherë e kam mbajt fotografinë e tij, e gruaja ime përherë e ka hjekte. Kjo kurrë nuk do të kishte ngjarë po të ishte gjallë Zoran Gjingjiq apo Ivan Stamboliq. Ndërsa, Slloba na solli këtu. Kush e ka paguar, do të kuptohet. Kush e ka ndarë Kosovën prej Serbisë, Malin e Zi nga Serbia, Kroacinë nga
Jugosllavia”.

Autor:TAMARA SPAIĆ

Comments