Liderët e papërgjegjshëm të partive tona

381

Urim SALIHU

Lidereve shqiptare ne Maqedoni gjeja qe u intereson me shume nuk eshte zgjidhja e ceshtjes shqiptare, por si te mbesin domosdoshmerisht ne skenen politike.Jane gjate, jane te njejtit vetem kane ndryshuar bluzat.

Por duke qene te bera cope-cope, asnje lider deri tani nuk doli te kerkoje falje kundrejt elektoratit qe i votoi si terresi dhe me pas ata u ndane.Per shembull nje votues voton BDI-ne si terresi dhe jo edhe Unitetin qe lind me pas.Voton PDSH-ne si terresi dhe jo ASH-ne qe lind me pas.Voton RDK-ne dhe jo RDK-te dhe voton BESEN dhe jo dy BESE-t.
Me pas nisin akuzat pafund kush eshte me i paster kur vite te terra hanin, pinin, udhehiqnin dhe ndanin postet dhe funksionet bashke.Si ka mundesi qe ne fund njeri te mbetet i paster dhe tjetri jo kur ndane cdo gje bashke.Si mund njeri te kete pergjegjesi dhe tjetri jo?!
Perse askush nuk e tregon qarte kete percarje te thelle qe nuk buron nga interesat e qyteterave por nga klanet brenda partiake qe kur humbin pjesen e tyre , fillojne te perplasen mes vete.Ata harrojne se kane marre vota nga dikush si terresi dhe jo si subjekte qe percahen me pas dhe nuk japin llogari se cfare u be me voten e dhene per t’a.

Nje subjekt flet per nje kauze dhe me pas dy subjekte te percara fillojne te derdellisin per te njejten kauze dhe kjo eshte mashtruese fund e krye.Pasi te keni dhene pergjigje per kete , do tu drejtohemi edhe militanteve qe u mbajne ne skene kaq gjate.

Comments