Lideri i cilës parti shqiptare mbrëmë është takuar me Mickosvkin e VMRO?

924

Gazetari i Klan Maqedoni, Furkan Saliu nëpërmjet një postimi në facebook ka bërë të ditur se lideri i njërës prej partive shqiptare mbrëmë është takuar me liderin e VMRO-së Hristian Mickovskin.

Sipas tij takimi është mbajtur në Hotel Molika në Manastir.

Ja postimi i plotë i gazetarit Saliu në facebook:

Kreu i një partie shqiptare mbrëmë është takuar me Mickoskin në Manastir(Hotel Molika).
Nuk ka asgjë të keqe të takohet me kreun e VMRO DPMNE-së, por pse ky takim të mbahet i fshehtë?
Pse mos ti tregohet votuesit potencial për një takim kaq të rëndësishëm?
Pres që të jenë më transparentë dhe ta njoftojnë opinionin për takimin sot, sepse i kuptoj ndoshta dje nuk kanë mundur… E diel, askush nga shërbimi i informimit nuk ka qenë në punë.

Comments