Liga e Evropës: Legia – Drita, Shkëndija – Tottenham

571

Liga e Evropës rikthehet në aksion, me ndeshjet e raundit të tretë kualifikues.

Në orar janë disa ndeshje, por për shqiptarët, vëmendja do të jetë në dy ndeshje, te Shkëndija – Tottenham dhe Legia – Drita.

Kampionët e Kosovës, janë mysafir të skuadrës së madhe polake, Legia, në ndeshjen që fillon nga ora 20:30, shkruan lajmi.net.

“Ne jemi të vetëdijshëm se me kë po luajmë, por nuk do të trembemi. Ne do të luajmë ndeshjen tonë dhe do të shohim sa a do të jetë e mjaftueshme”, ka deklaruar trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, në konferencë për shtyp.

Një përballje tjetër shumë e rëndësishme, është ajo mes Shkëndijes së Tetovës dhe Tottenhamit, që fillon nga ora 20:30./Lajmi.net/

Comments