Liga e Kampionëve sonte dhuron edhe 8 takime tjera interesante

216
fresco
Liga e Kampionëve sonte dhuron edhe 8 takime tjera interesante

midle

Sot zhvillohen edhe tetë takimet e radhës në kuadër të xhiros së pestë të Ligës së Kampionëve, ku në qendër të vëmendjes do të jenë dy ndeshjet derbi, Arsenal PSZH dhe Beshiktash – Benfika.

Barcelona dhe Manchester Siti që janë pranë kualifikimit për 1/8 e finaleve të Ligës se Kampionëve do të përballen me Selltikun, gjegjësisht Menhengladbahun, derisa Bazeli i Taulant Xhakes do të luaj në Sofje kundër bullgarëve të Ludogoretz.

Dy nga ndeshjet e sontshme startojnë në ora 18:00, edhe atë ndeshja në Turqi midis Beshiktashit vendas dhe Benfikës si dhe ndeshja në Rusi ndërmjet Rostovit dhe Bajer Munihut.

Comments