Liga e Parë: Struga TL kampion vjeshtor, ndiqet nga Shkupi dhe Shkëndija

583
fresco

Pesë fitore të skuadrave vendase dhe një e mysafirëve me gjithësejt 16 gola të shënuar dhe një kartonë të kuq është epilogu i ndeshjeve të javës së 18 dhe të fundit të sezonit vjeshtor. Kryeson Struga Trim Lum e ndjekur nga Shkupi dhe Shkëndija.

Struga Trim Lum me fitoren 2-1 kundër Bregallnicës edhe zyrtarisht për herë të dytë me radhë shpallet kampion vjeshtor me 39 pikë pasi ka 13 fitore dhe 5 humbje.

Fitorja kundër Bregallnicës u arrit shumë më vështirë se sa pritej. Autor i dy golave ishte Compaore, ndërsa për Breagallnicën shënoi Vellkovski.

midle

FC Shkupi nga Strumica u kthye me tri pikë të mëdha pas fitores 1-0 kundër AP Brera, me golin që e realizoi Trapanovski. Shkupi me 36 pikë mbanë pozitën e dytë.

Shkëndija mposhti Sileksin 3-1. Heroi i skuadrës së Tetovës ishte Almir Aganspahiq autor i dy golave në minutën e 8 dhe 61, ndërsa Totre shënoi në minutën e 90+1. Autor i golit të vetëm për Sileksin ishte Gjorgjievski nga penalltia në minutën e 16-të. Shkëndija nga minuta e 69 luajti me futbollist më pak pasi Bruni Dita u ndëshkua me kartonë të kuq.

Në stadiumin “Biljanini Izvori” në Ohër, Voska Sporti mundi Rabotniçkin me rezultatin 3-2. Nikoqirët kishin epërsi 2-0 me golat e Jahijit dhe Marushiqit, por romantikët me golat e Gando dhe Todorovski arritën të rikthehen dhe të barazojnë në 2-2. Megjithatë, Olatunbosun shënoi golin e fitores në minutën 87 për rezultatin përfundimtar 3-2 për Voska Sport.

Vardari fitoi tri pikë të mëdha pasi mposhti Tikveshin me rezultat 2-0 në stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari. Autor të golave ishin Glishiq dhe Velkovski .

Comments