Ligji për amnesti kalon fazën e parë, ja sa të burgosur do të lirohen

374
fresco

Ligji për amnesti ka kaluar sot në parlament fazën e parë të procedurës që nga sjellja e tij, transmeton Zhurnal.mk

midle

Zv.ministri i drejtësisë Oliver Ristovski ka sqaruar se me këtë ligj duhet të lëshohen nga burgu rreth 670 të burgosur të dënuar me burg deri 6 muaj ndërsa 3.097 të dënuar do ju zvogëlohet dënimi me 30%.

Ministria e drejtësisë gjatë përpilimit të këtij ligji ka marë parasysh edhe kushtet nëpër burgje.

Sipas zv.ministrit Ristovski me propozim ligjin e ri nuk parashihet amnesti për persona që janë të dënuar me burg të përjetshëm si dhe për personat që kanë kryer vepër penale sipas nenit 123 të ligjit penal si dhe ato kundër procesit zgjedhor.

Comments