Ligji për Prokurorinë Publike, Ahmeti: Për ne mbetet varianti që jemi dakorduar në Qeveri

375

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë një takimi me Odën Ekonomike Veri-Perëndimore foli edhe për ligji për Prokurorinë Publike. Ai the se Ligji për Prokurorinë Publike është versioni dhe ligji  i vetëm që jemi dakorduar mbrëmë në Qeveri dhe asnjë variant tjetër nuk do të pranohet nga Bashkimi Demokratik për Integrim .

Ligji për Prokurorinë Publike është i vetmi ligj që kemi dakorduar mbrëmë në Qeveri dhe asnjë variant tjetër nuk është i pranishëm. Unë di ligjin e dakorduar mbrëmë, por ligjin që ka pasur ndryshime sipas vullneteve të tjerëve nuk e di, sepse unë jam në takime të vazhdueshme dhe jam informuar vetëm pak më parës se ligji i dakorduar nuk është prezantuar në Parlament, dhe se ke pësuar ndryshime.

Comments