Ligji për Prokurorinë Publike, përpjekje për ta sjellë në minutën e fundit

429
fresco

për shkak se siç tha, në tekst është përfshirë gjithçka që opozitarët e kanë kërkuar, por VMRO-DPMNE-së nuk i duket kështu.

“Siç tha Zoran Zaev në lidhje me ligjin për Prokurorinë Publike, se qenkan plotësuar të gjitha. Mendoj se as ai vetë nuk beson në këtë. Është mjaft e ditur nga opinioni përmes deklaratave tona  se nuk janë plotësuar të gjithë kërkesat që i kemi kërkuar në bisedime, respektivisht vërejtjet tona që i kemi dorëzuar në lidhje me ligjin për Prokurorinë. Po të ishin plotësuar të gjitha kërkesat deri më tani do të kishim ligj funksional për prokurorinë dhe një pjesë e madhe e zyrtarëve të LSDM-së me shumë gjasa do të ishin në gjyqe për t’u përgjigjur për krimet”, deklaroi Dimçe Arsovski.

Kreu i DPMNE-së Mickoski ka propozuar që përpilimi të bëhet me ekspertë të fushës, kështu që siç u shpreh zëdhënësi Arsovski, tani i mbetet në dorë Zaevit nëse dëshiron të sjellë ligj që mos të pengohen proceset integruese ose të mundohet ta dhunojë demokracinë me ligjin aktual.

Megjithatë Zaev sot sërish përmendi që shpërbërja e Kuvendit mund të shtyhet në rast se dikush përpiqet ta bllokojë ndonjë zgjidhje ligjore, siç mund të jetë dorëzimi i amendamenteve nga DPME-ja, gjë për të cilën Zaevi tha se janë marrë vesh që të mos ndodhë./GazetaExpress/

Besmir Lika

Comments