Limaj bën thirrje për ruajtje të shtetit: Bota ka njohur shumë shtete që sot nuk ekzistojnë më

91
fresco

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me moskonstituimin e Kuvendit.

Pas seancës së sotme, ai ka bërë thirrje për ruajtje të shtetit.

Ai ka bërë me dije se bota ka njohur shumë shtete që sot nuk ekzistojnë.

“Bota ka njohur shumë shtete që nuk ekzistojnë më. Ata i kanë humbur shtetet për faktin sepse nuk i kanë merituar ta kenë. Kam përshtypjen që papërgjegjësia po shkon në ato nivele dhe shtetin po e shohin si diçka që, çka do që ne bëjnë këtu, atë dikush ua ruan”, ka thënë Limja.

Comments