
Kryetri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka folur për raportet e tij me udhëheqësin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.
Limaj ka bërë të ditur se me shefin e PDK’së nuk ka pasur kurrfarë kontakti për vite me radhë.

Ai ka thënë në KTV se Veselin e ka takuar për herë të parë pas shumë vitesh, katër ditë pas arritjes së marrëveshjes mes PDK’së, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës, për një koalicion parazgjedhor.
Limaj ka thënë se nuk e di saktësisht se kur kishte pasur për herë të fundit kontakt me Veselin, para atij të majit të këtij viti.