Lirim Mehmetaj: Jeta Xharra i ka marrë dy kate të hotelit Grand!

236
fresco

Hapi i radhës drejt fundosjes finale…
Siç tashmë po e dini, Jeta Xharra i ka marrë dy kate të hotelit Grand – me sipërfaqe përafërsisht 1 mijë metra katrorë – për vetëm 400 euro në muaj. Çmimi real i tregut për atë sipërfaqe në atë vend është afër 10 mijë euro.
Por, për ta kamufluar situatën, qiranë e kanë marrë përmes komunës së Prishtinës dhe me demek për një kauzë kombëtare, vendosjen e njëfarë muzeu aty.
Tash, për krahasim, unë ju sjell juve një institucion të shtetit që është i vendosur në Grand me qira dhe ta shohim sa paguan ky institucion në krahasim me biznesmenen Xharra.
Në Hotel Grand është e vendosur agjencia shtetërore “Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore”, Agjenci e themeluar nga Kuvendi i Kosovës.
Siç mund ta shihni në vendimin më poshtë, kjo Agjenci ka marr me qira në Hotelin Grand 4 zyra me gjithsejtë sipërfaqe 159.2 metra katrorë dhe qiraja për këtë hapësirë i kushton, pa taksa, 1 mijë e 777 euro (bashkë me taksa kalohet 2 mijë euro).
Ndërsa, për sipërfaqe rreth 10 herë më të madhe, Jeta Xharra paguan vetëm 400 euro.
Pra, për një zyre 45.8 metra katrorë institucioni i shtetit siç është kjo agjenci, në vendin e njëjtë, paguan 516 euro, kurse biznesmenja Xharra për rreth 1 mijë metra katrorë paguan 400 euro.
Hajde, a po na e sqaron dikush se si është e mundur kjo që për një person privat si Xharra të lëshohet hapësira 10 herë më e madhe me çmim 30 herë më të vogël.
Pra, nëse do të ndiqej vlera e njëjtë edhe për Xharrën, sikur për agjencinë e shtetit, ajo do të duhej të paguante rreth 12 mijë euro qera aty.
Mos harroni, ky është vec fillimi. Do t’iu demaskojë deri në fund.
E fundi, për biznesmenen Xharra do të sqarojë edhe diçka që vazhdon të mbetet fort e mistershme akoma:
Kush e angazhoi atë për të bërë lobim të egër kundër ndërtimit të Termocentralit të ri në Kosovë? Termocentral që do ta stabilizonte përjetësisht Kosovën me energji elektrike.

Comments