Lista Serbe pa balotazh në pothuajse të gjitha komunat ku ka garuar

303

Nga të dhënat e mbledhura nga Demokracia në Veprim, të cilat janë paraqitur gjatë një konference për media, Lista Serbe ka fituar në raundin e parë të paktën në nëntë komuna.

Kjo parti ka arritur të mbledhë 89% të votave në Graçanicë, 77% në Ranillugë, 61% në Partesh, 63% në Mitrovicën e Veriut, 61% në Leposaviq, 52% në Novobërdë, 70% në Shtërpcë, 79% në Zubin Potok dhe 71% në Zveçan.

Në komunën e Kllokotit Lista Serbe ka marrë 47% të votave duke u pasuar nga Iniciativa Qytetare me 29%, bazuar në të dhënat e DnV-së.

Kujtojmë që ende nuk janë përpunuar të gjitha të dhënat dhe mund të ketë lëvizje të vogla nëpër këto komuna.

Comments