Në “Vellodrome” të Marseilles po luhet supersfida e javës së 10-të të kampionatit francez mes Olimpikut vendës dhe PSG.
Para se të niste ky takim, Lorik Cana ka shkelmuar topin e fundit të karrierës së tij, duke i dhënë lamtumirën futbollit.
Shihni atmosferën e krijuar në impiantin gjigant, aty ku Cana largohet përmes emocionesh. Ish-kapiteni kuqezi ka qenë pjesë e të dyja skuadrave, fillimisht te PSG-ja e më pas te Marseille.