Liverpooli fiton fal supergolit të Jonas, Klopp eliminon Ancelottin

481
fresco

Klopp ka eliminuar Evertonin e Ancelottit nga FA Cupp, duke e mposhtur 1-0 në ‘Anfiel’

Liverpooli ka prerë biletën për fazën tjetër të FA Cup, pasi e ka mposhtur 1-0 Evertonin në rrethin e tretë, raporton Gazeta Express.

Klopp bëri shumë ndryshime në këtë ndeshje, pothuajse gjithë formacionin, por ia doli ta mposhtë Carlo Ancelottin, edhe pse ky i fundit kishte 80% të skuadrës më të mirë në fushë.

Golin e vetëm dhe të kualifikimit në rundin tjetër e shënoi talenti, Curtis Jonas.

Ai shënoi një gol të bukur për 1-0 dhe rezultatin përfundimtar në minutën e 71-të, duke shtyrë edhe Jurgen Kloppin të reagojë për golin fantastik që realizoi, raporton Gazeta Express.

Comments