Llapjani e rrah nënën, arrestohet nga policia
Është arrestuar dje një person në Podujevë.
Arsyeja e arrestimit të tij ka të bëj me dhunën fizike që ai po ushtronte ndaj nënës së tij, shkruan lajmi.net.
Përveç kësaj, policia ka bërë të ditur se i njëjti po ushtronte edhe dhunë psikike ndaj saj.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/

