Llullaku: Jam gati t’i shënoj Izraelit, synojmë kualifikimin

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Azdren Llullaku po kalon një moment magjik në karrierën e tij pasi me ekipin e tij rumun ka shënuar 12 gola.
Në një deklaratë për mediat, Llullaku është i gatshëm për tu futur në fushën e lojës dhe të ndihmojë kuqezinjtë të marrin suksesin ndaj Izraelit.
Llullaku nuk ka fshehur ambiciet me kuqezinjtë pasi sipas tij Kombëtarja duhet të synojë vendin e tretë pse jo edhe të dytin.
“Jam i përgatitur fizikisht por nëse do të luaj atë e di vetëm trajneri. Unë jam këtu të ndihmoj skuadrën. Në Rumani po kaloj një moment të mirë, por kur hy në fushë nuk mendoj për golin, por për fitoren e ekipit. Nëse shënoj atëherë është diëka e shkëlqyer. Kemi lojtarë të vlefshëm që luajnë në skuadra të mira, kjo na ndihmon për të synuar vendin e 3 pse jo dhe të dytin. Duhet të fitojmë këtë ndeshje dhe të synojmë vendin e dytë, më pas të mendojmë për ndeshjet e ardhshme”, u shpreh ai.