Llullaku në garë me yjet e Evropës për “Këpucën e Artë”

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Asdren Llullaku, është në garë me sulmuesit më të mëdhenj të Evropës për “Këpucën e Artë”.
Llullaku deri më tani ka shënuar 12 gola me Gazi Metanin dhe ka mbledhur 18 pikë, pasi koeficienti i golit në Rimani është 1.5.
Sulmuesi shqiptar ka 6 pikë më pak sesa sulmuesi rus Kabaev, që ka shënuar 24 gola, por që kampionati në Rusi ka zhvilluar më shumë ndeshje.
Në këtë listë janë edhe sulmuesit e mëdhenj si Aubameyang, Diego Costa, Mauro Icardi apo Edin Dzeko.