Loja me dy porta e Mister Bean-it!
Loja me dy porta e Albin trimit tanimë është bërë rregull i lojës së tij, ku herë paraqitet si majtist me ndërkombëtarët në forumet e Internacionales Socialiste dhe herë si djathtist me politikat e djathta në Kosovë në krahun e oligarkëve kosovarë.
Si majtist ai dështoi jo vetëm se e kthehu pllakën shpejtë, menjëherë pas marrjes së pushtetit, por se ishte dhe mbeti një demagog i paparë i së majtës kosovare, sepse përkushtimi i tij për shtresën e ultë dhe kujdesi ndaj punëtorëve dhe për bujqit ishte fund e krye demagogji.
Nga dhjetëra premtime të bëra para ardhjes në pushtet ai realizoi fare pak projekte (si ndërtimi i një ure në fshatin Staradran apo ndonjë ambient spitalor) në katër vitet e mandatit të tij si kryeministër, duke u ankuar më shumë se opozita ka lënë shumë gropa që sot ne e kemi vështirë t’i mbyllim.
Mister Bean nuk arriti të ndërtoj ato qindra çerdhe dhe banesa për çiftet e rinj kur premtoi se do t’i realizonte!
Ai premtoi se do t’i “zhdëpte” në burg gjithë hajnat e opozitës së sotme që e kishin varfëruar Kosovën, ku shumë nga votuesit shqiptarë i besuan premtimit të tij se ata që kishin zhvatur shtetin do t’i fuste pas hekurave.
Kësisoj, majtisti revolucionar u shëndrrua në një djathtist borgjez duke mos prekur asnjë oligark që bën “allish-verishe” me mallërat serbe në Kosovë, apo oligarkë të tjerë që mohonin shtetësinë e Kosovës duke i regjistruar bizneset e tyre në Djakovica të Serbisë dhe jo në Gjakovë të Kosovës!
Kështu pra, Albin trimi, po luan lojën e tij perfekte me dy porta herë me partizanët maqedonë e here me ballistët shqiptarë, ku në “Severna” ai natën takonte “partizanët” e Shqerniskës në kuadër të takimeve të së majtës, ndërsa ditën takonte “ballistët” e VLEN-it, në kuadër të strategjisë së tij në mbrojtje të “jetimëve” shqiptarë!
Fishekzjarret me forcat speciale të policisë në veri të Kosovës janë blofe propagandistike( kur dihet se atë pjesë të territorit e kontrollojnë ndërkombëtarët përmes KFOR-it) dhe këmbëngulja për hapjen e urës ishin thjesht populizëm dhe kredi politike në prag të zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Afera e audioincizimeve të kusares Mimoza me “brate” Radojçiqin apo të klanit të tij, nxjerrin në pah djallëzinë e bizneseve të pista pas kurrizit të opinionit publik e cila duket se është vetëm maja e Ajsbergut e bizneseve të fshehta me serbët e veriut dhe jo vetëm.
Megjithse mister Bean i ka hedhur këto akuza të opozitës si shpifje ndaj kusares ( hajnes) së tij ato qëndrojnë si të vërteta.
Këtu nuk qëndron çështja e pastrimit të opozitës nga bëmat e saj sepse ajo kërkon të lahet me “ujë floriri” nga të palarat e së kaluarës dhe krimeve të saja ndaj qytetarëve dhe zhvatjes së buxhetit të Kosovës.
Ja pra, kështu duket sot mister Bean-i me sektin e tij VV, si tigër prej letre që nuk i bën më përshtypje shumicës së votuesve kosovarë për ta votuar më një demagog në krye të qeverisë.
Medai Shaholli