Lojë pankine në Kukës/ Milinkovic jep dorëheqjen, por Gjici e kthen në detyrë

193

Lojë pankine në Kukës/ Milinkovic jep dorëheqjen, por Gjici e kthen në detyrë
Kukësi humbi me Partizanin 1-2 dhe ndodhet tashmë në krizë rezultatesh, pasi në tri ndeshjet e fundit ka marrë vetëm dy pikë, ndërsa Skënderbeu kryesues ka marrë pesë pikë. Flsmurtari e ka kaluar Kuksin në renditje dhe kjo nuk është “përtypur” dot nga presidenti i skuadrës kuksiane safet Gjici. Pas humbjes së sotme me Partizanin, trajneri serb Mladen Milinkovic dha dorëheqjen, por pas dy orë ecejakesh, presidenti i klubit Safet Gjici nuk ka pranuar dorëheqjen e trajnerit dhe e ka konfirmuar këtë të fundit, në drejtimin e pankinës kuksiane. Kështu, Milinkoviç do të vijojë punën në krye të skuadrës veri-lindore, teksa nesër do të drejtojë si zakonisht stërvitjen e orës 11:00.

http://www.pamfleti.com/partizani-gjen-fitoren-pas-3-humbjesh-starova-triumf-nga-frengjite-e-kukesit-ndeshjet-renditja-video

Refuzimi i Gjicit, erdhi pas kërkesës së Milinkoviçit për t’u dorëhequr, si akt përgjegjësie për humbjen në shtëpi ndaj Partizanit. Trajneri serb i Kukësit, Mladen Milinkoviç ka marrë mbi vete të gjithë përgjegjësitë e humbjes më Partizanin, ndërsa ka deklaruar se do të bisedojë edhe me presidentin Gjici, për t’i kërkuar dorëheqjen. Mësohet se këtë fakt ai e ka ndarë edhe me futbollistët në dhomat e zhveshjes, menjëherë pas përfundimit të sfidës me të kuqtë, por Gjici e rikonfirmoi ne krye te ekipit rreth ores 20:00. Pamfleti.com/

Comments