Lorer: 14 dhjetori nuk është afat real për arritjen e një marrëveshjeje të plotë me Maqedoninë e Veriut
Daniel Lorer nga koalicioni “Ndryshimi vazhdon”, i cili konsiderohet si një ndër kandidatët më serioz për ministër të Jashtëm në qeverinë e re bullgare, në një deklaratë për BTV tha se 14 dhjetori nuk është afat real për arritjen e një marrëveshjeje të plotë me Maqedoninë e Veriut. Siç raportoi korrespondenti i MIA-s nga Sofja, sipas Lorerit, nëse mbetet vetëm historia për të lëvizur negociatat mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, nuk do të jetë një rezultat i mjaftueshëm për të dyja palët.
Sipas Lorerit, do të hapen diskutime shtesë për ecurinë ekonomike mes dy vendeve.
“Respektimi i të drejtave të pakicës bullgare është i një rëndësie të madhe,” tha ai, duke vënë në dukje se negociatat ishin të pashmangshme bazuar në fakte, jo spekulime nëse ato të drejta ishin shkelur. Ndërsa bisedimet për historinë do të ecin paralelisht, që edhe Sofja edhe Shkupi të jenë të kënaqur, shtoi Lorer.