LSDM me këta ministra në Qeverinë kalimtare (FOTO)

292

LSDM në Qeverinë e dytë kalimtare do të shkojë me emrat e njejtë të ministrave që ishin pjesë e Qeverisë së pare të dalur nga Marrëveshja e Përzhinës. Burime nga kjo parti theksuan për INA se ministër i brendshëm do të jetë sërish Oliver Spasovski, sekretari gjeneral i kësaj partie, ndërsa po ashtu edhe në detyrën e ministres së Punës dhe Politikës Sociale do të jetë Frosina Remenski. Edhë në postet e zëvendësministrave do të jenë Kire Naumov –zv/ministër i financave dhe Ljubço Nikollovski-zv/ministër i bujqësisë si dhe kuadri i njejtë në ministrinë për shoqëri informatike dhe administratë. Nga kjo parti theksojnë se propozimet e tilla tanimë janë marrë vesh në organet partiake.

2

Comments