LSDM: Qytetarët nuk do të pësojnë për shkak të krimeve të Gruevskit dhe Mijallkovit

169
fresco
LSDM: Qytetarët nuk do të pësojnë për shkak të krimeve të Gruevskit dhe Mijallkovit

midle

Qytetarët nuk do të jetojnë në një shtet binacional dhe të izoluar për shkak se udhëheqësia kriminale e VMRO-DPMNE-së nuk dëshiron të përballen me përgjegjësi, thonë nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM).

Nga kjo parti shtojnë se VMRO-DPMNE-ja, Gruevski dhe Ivanov nuk kanë të drejtë ta dërgojnë shtetin drejt izolimit që t’i mbrojnë veprat e tyre kriminale.

“Asnjë platformë kriminale e naftës nuk do të jetë pengesë për realizimin e vullnetit të shumicës. Porositë e fundit të deputetëve, përfaqësuesve dhe institucioneve të Bashkimit Evropian, raportet e fundit të organizatave ndërkombëtare dhe mediave sikurse e “Fridom Haus” dhe “Ekonomist” qartë kërkojnë zhbllokim të shpejtë të proceseve dhe parimeve demokratike. Secila pengesë e proceseve demokratike nënkupton dënim për vlerat demokratike dhe e dërgon Maqedoninë në izolim të mëtejm nga bota demokratike”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Comments