LSDM të dielën zbardh listat e deputetëve

449
LSDM të dielën zbardh listat e deputetëve

LSDM të dielën në Kongresin partiak do të zbardh emrat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet vijuese parlamentare, ka thënë sot lideri partiak Zoran Zaev.

Ai ka thënë se udhëhiqen bisedime me partnerët e koalicionit dhe qytetarët.

“Ne listat tona të kandidatëve do t’i publikojmë më 6 nëntor, të dielën, ku dhe është caktuar Kongresi i partisë. Në rjedhë janë bisedimet edhe me partnerët e koalicionit, por para së gjithash vëmendje i kushtojmë takimeve me qytetarët që do jenë pjesë e listës së përbashkët. Deri atëherë nuk dua të jap më shumë detaje”, ka thënë Zaev

Comments