Luana, mahnitëse në fotot e ditëlindjes [Foto]

263

Dita e sotme është shumë e veçantë për Luana Vjollcën.

Kjo ngase moderatorja sot feston ditëlindjen, e në këtë rast pranoi shumë urime nga miqtë dhe familja, shkruan lajmi.net.

Ajo madje në minutat e para të ditës së sotme, u befasua me një buqetë me trëndafila, të cilën e tregoi përmes rrjeteve sociale.

Për ditëlindje, Luana solli imazhet e reja realizuar nga fotosesioni i fundit, ku duket mahnitëse në fustanin e verdhë.

Moderatorja sot mbush plot 27 vjet jetë.

Comments