“Luftë” e madhe në Hasanbeg – berberat i rritën çmimet, reagojnë ashpër banorët

193
fresco

❌ Reagim ndaj Rritjes së Çmimeve nga Berberët në Hasanbeg ❌
Vendim i njëanshëm, i nxituar dhe i pajustifikuar!

Qytetarë të nderuar,

Nga data 1 Maj, në Hasanbeg do të hyjnë në fuqi çmime të reja për shërbimet e berberëve:

Qethja – 300 den

Rroja – 150 den

Ky vendim është marrë pa asnjë konsultim me Bashkësinë Lokale, Këshillat e Xhamive apo ndonjë përfaqësi të qytetarëve, dhe është krejtësisht i papranueshëm në kushtet aktuale ekonomike në të cilat jetojmë.

Në një kohë kur papunësia është e lartë, të ardhurat janë minimale dhe jetesa gjithnjë e më e vështirë, një rritje e tillë e çmimeve pa arsyetim të qartë ekonomik dhe pa konsultim me komunitetin është e padrejtë dhe e dëmshme.

Kërkesat tona janë të qarta:

midle

1. Kërkojmë ANULIMIN e menjëhershëm të këtij vendimi për një periudhë të pacaktuar, derisa të zhvillohet debat i hapur me përfshirjen e të gjitha palëve të interesuara.

2. Kërkojmë sqarim të qartë publik nga përfaqësuesit e këtyre bizneseve: Në bazë të cilit ligj adekuat, ose cilave rregullore ekonomike është marrë ky vendim për rritje të çmimeve?

3. Kërkojmë përfshirjen aktive të organeve lokale në trajtimin e kësaj çështjeje, për të siguruar që vendimet që prekin shoqërinë të merren me transparencë dhe përgjegjësi.

Mos e hesht zërin tënd!

Nëse pajtoheni që ky vendim është i padrejtë, shpërndani dhe bashkohuni në këtë kërkesë të drejtë për anulim dhe transparencë!

Vetëm të bashkuar mund ta ndalim këtë padrejtësi!

#Hasanbeg #RritjePaArsyetim #Transparencë #ZëriPopullit #VeprimQytetar #StopÇmimeveTëLarta

Me Mirëkuptim.
Burhan Sadiku.

Comments