Luftë në bllokun shqiptar: Kush nga VLEN dhe AKI mbështetet në retorikën nacionaliste dhe emocionet etnike, e kush tek përditshmëria e qytetarëve?
Zudi Xhelili, ish-deputet në Kuvend, shpjegon se pikërisht për këtë arsye zgjedhjet lokale kanë një rëndësi edhe më të madhe për partitë politike, sepse ato mund të ndikojnë drejtpërdrejt mbi politikën e përgjithshme shtetërore.
Në këtë drejtim, disa komuna janë me rëndësi kyçe, si për shembull Çairi dhe disa të tjera. Në Çair, Osmani ka nisur një fushatë intensive derë më derë dhe, siç duket, ka krijuar shumë kontakte. Nga ana tjetër, VLEN është më e fokusuar tek ndihma ndaj partnerit të tyre qeveritar, VMRO–DPMNE.
Fronti kimbëtar për integrim është bashkuar për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve si kundërpërgjigje ndaj nacionalizmit maqedonas dhe rritjes së ndikimit të “botës serbe” në Maqedoninë e Veriut, thekson Xhelili në një intervistë për “Lokalno”.
Në realitet, sipas tij, partitë në pushtet duhej të garonin duke promovuar sukseset, sidomos në fushën e mirëqenies ekonomike dhe të tjera. Por, siç thotë Xhelili, të përçarë dhe të zemëruar, ato veprojnë me emocione dhe pa pjekuri politike.
Në vend që të merren me arritje konkrete në dobi të qytetarëve, ata më shumë merren me Arben Taravarin dhe Ali Ahmetin. Pushteti nuk ka nevojë të luajë rolin e opozitës, kjo ndodh kur mungojnë rezultatet. Për shembull, në vend që temat aktuale të ishin BE-ja dhe kapitujt që duhej të mbyllnim, në vend që të rriteshin pagat dhe standardi i jetesës, ata merren me sulme personale dhe akuza për nacionalizëm të supozuar të opozitës, porosit analisti dhe ish-deputeti.
N.P.

