Lumir Abdixhiku mes njerëzve tanë në Gjenevë.
Gjatë vizitës që e realizoi në Zvicër ai ndaloi në Gjenevë ku u takua me bashkëatdhetarët tanë që jetojnë dhe punojnë në Gjenevë. Më poshtë sjellim postimin e plotë në facebook.
Mes njerëzve tanë.
Sylë Ramushi, i ardhur gjysmë shekulli më parë si gjenerata e parë e mërgimtarëve tanë; atyre që thyen muret e para të mbijetesës jashtë. Ndihet i përmbushur kur sheh arritjet e shqiptarëve në shtetin më të mirëqenë evropian. Thotë se ishte rrugë e gjatë.
Argjent Shaqiri, nga gjenerata e fëmijëve të lindur në mërgatë. Futbollist i dalluar i grupmoshave të reja në Gjenevë; me të ardhme të ndritur përpara. Ëndërron debutimin në Champions League sa më parë. I premtova se do të jem aty në atë debutim – përderisa s’na bëhet interist 🤷♂️.
Të tjerë, shqiptarë që lënë gjurmë pune e krijimi në Zvicrën e përditshme të tyre.
Ju faleminderit Gjenevë.
🇽🇰🇨🇭