Lumturimi i martirëve, Papa: Shembull force në çaste të vështira

152

Një ditë pas lumturimit të 38 martirëve të fesë, Papa Francesku ka vlerësuar dedikimin e tyre, dhe i ka cilësuar si model për tu ndjekur në cdo çast vështirësie. Ndërkohë, përfaqësues të kishës katolike të pranishëm në ceremoninën e lumturimit, procesi ishte një mesazh i fortë i mbështetetjes së atit të shenjtë Papa Francesku.

Një ditë pas shpalljes së lumë të 38 maertirëve të fesë, Papa Francesku, i ka cilësuar shembull për të gjetur forcë në çaste vështirësie.

Papa Francesku: Në Shkoder janë shpallur të lumë 38 martirët e fesë. 2 ipeshkev, shumë priftërinj e klerike, 1 seminarist dhe disa laike, viktima të regjimit të eger ateist qe dominoi gjate ne Shqipëri në shekullin e kaluar. Ata preferuan të vuajnë tortuartat e egra në burg deri ne vdekje, për ti qëndruar besnik krishtit dhe kishës. Shembulli i tyre na ndihmon të gjejmë tek Zoti forcën kur ndodhemi në vështirësi, e që na shtyn në vepra të mira, të faljes dhe paqes. 

Të veçanta ishin përjetimet edhe nga drejtuesit e lartë të Kishës Katolike.

Imzot Dodë Gjergji, ipeshkëv i Kosovës: Papa ka shpërblyer popullin shqiptar me disa gjëra shumë të bukura, si shenjtërimi i Nënë Terezës, lumturimi i martirëve.

Imzot Zef Gashi, ipeshkëv i Tivarit: Kanë një rëndësi të vecantë sepse kjo nuk është vetëm festim por është një lloj frymëzimi.

Për ipeshkvin Donato Olivero, nga famullia e Lungros në Kalabri ardhja në tokën mëmë për këtë ngjarje të madhe, ishte ditë e rëndësishme, apo siç e quan ai dita e rilindjes.

Donato Olivero, ipeshkev i famullise Lungro në Kalabri: Erdhëm nga Kalibria, plot gëzim dhe emocion, sepse ajo që na lidh me këtë toke është e njëjta gjuhë. E quajme ndryshe toka nënë. Jemi shume te emocionuar, pasi ishte nje ditë rilindjeje. Eshte fara e martireve e cila ka rene dhe eshte perhapur per te gjithë, si nje peme e madhe me shume frute.

Papa Françesku na dha një tjetër sinjal të fortë në sytë e botës me shpalljen të lumë të martirëve thotë Visar Zhiti, i ngarkuar me punë në Vatikan nga qeveria shqiptare.

Visar Zhiti, i ngarkuan me punë në Vatikan: Një dhuratë që Papa Francesku i bën shqiptarëve që Vatikani njeh vuajtjen, njeh sakrificën e cila shndërrohet një një vlerë të madhe për të bërë më të mirën për njëri-tjetrin, për të dashur më shumë njëri-tjetrin.

Në 5 Nëntor Shkodra u kthye në epiqendrën e Ballkanit dhe në fokusin e syve të botës, duke i dhënë kishës katolike martirët e saj të fesë.

Comments