Lushaku: LDK s’ndërron qëndrim, Vetëvendosje s’la hapësirë për bashkëpunim

54
fresco

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka thënë se LDK edhe në seancën e sotme hyn me të njëjtin qëndrim.

Ajo përsëriti propozimin e partisë së saj se janë për një qeveri nacionale të tranzicionit, ndërsa tha se bashkëpunimi me Vetëvendosjen s’mund të ndodhë për shkak të sjelljes së saj.

“LDK ka qëndrimin e njëjtë dhe e ka dhënë një sugjerim se si do të mund të dilet nga ngërci. Është e pakuptueshme se si një parti nuk po mund ta formojë shumicën, por kjo i jep kuptim se përgjatë katër viteve të kaluara ka dhënë shembull të keq bashkëpunimi, nuk ka lënë hapësirë për partneritet dhe kjo duhet t’i shërbejë si mësim për të gjithë partitë politike, por posaçërisht për Vetëvendosjen. Diskursi ka qenë jo i natyrshëm, jonormal për një parti politike duhet të marrë mësim njëherë e përgjithmonë”.

midle

Për një ftesë të mundshme nga Presidenca, ajo tha: “Jemi për dialog dhe i përgjigjemi të gjitha ftesave institucionale për t’i ndihmuar zhbllokimit të situatës”.

Lushaku u pyet edhe për përgjigjen e PDK-së mbi propozimin e LDK-së për qeveri të tranzicionit, e cila në vend të takimit të LDK-së propozoi takim të ftuar nga presidentja e vendit.

A e morët si refuzim këtë nga PDK-ja, u pyet Lushaku nga gazetarët para Kuvendit.

“Të gjitha partitë politike kanë mision në këtë moment të ndërmarrin iniciativa që i shërbejnë një dialogu politik dhe këtë e bën çdo shtet demokratik dhe ne si parti politike jemi në ballë të përgjegjësisë dhe me shumë përgjegjësi e kemi marrë këtë iniciativë”, u përgjigj ajo./Express/

Comments