LVV – Lëvizja e Vandalëve të Vetëvendosjes
Video-editorial i gazetarit Berat Buzhala – Pa ndërhyrje:
I pari për vendimin e Gjykatës Kushtetuese foli Hekuran Murati. Djalit i ka hi mendja që osht keso çelësi që i çel krejt dyrtë. Masandej foli Shqipe Selimi. Mas saj Saranda. Kraki. Masandej, Mutter Dejona. Korit iu bashkua edhe Armend Muja. Qysh me thanë, prej dijetarëve të ksaj Lëvizje, për aktgjykimin e Kushtetutës, verdiktin e tyne ende s’e kanë dhanë Agim Bahtiri e Mefi. Sigurt që edhe këta viganë janë tuj i mpreh lapsat e tyne me vorros përfundimisht këtë aktgjykim.
Ngomni me vëmendje. S’po tham që jeni serbë. S’po tham as që keni kry krime kundër njerëzimit. Veç po du me thanë që jeni imitim i shkollës së Sllobodan Millosheviqit. S’e di cilin liber e keni lexu ju. Ama jam i bindun që librin e njejtë me të Sllobes e keni. Qishtu bajshin ata në vitet e ’90-ta.
Para se me folë Slloba për naj vendim, a për naj reagim të bashkësisë ndërkombëtare, dilshin do qiso budallesh. Edhe e përgatitshin publikun çka po i pret. Rreziku ma i madh që po i kanoset Republikës së Kosovës s’është veç fakti që prej shkurtit jemi pa Kuvend funksional e pa qeveri legjitime.
Ky osht simptomë, jo sëmundja. Sëmundja osht bindja e rrënjosun në mendjet e atyne që po e udhëheqin këtë krizë se shteti, institucionet e ligji janë veç mjete taktike për me ruajt pushtetin – jo për me garantu rendin demokratik. Kur nji pushtet fillon me trajtu Gjykatën Kushtetuese si “të mirë” kur i pëlqen vendimi e “të kapun” kur s’i pëlqen, ai pushtet ka hi në zonën e rrezikut autoritar.
Para pak ma shumë se nji muji, Gjykata Kushtetuese e Kosovës doli me nji aktgjykim që trajtonte krizën institucionale të krijueme në vend. Edhe pse përmbajtja e tij e ekspozonte qartë bllokadën e shkaktueme nga Vetëvendosja në Kuvend, që e kishte paralizu procesin e zgjedhjes së presidentit dhe funksionimin normal të institucioneve, partia në pushtet dhe zëdhënësit e saj informalë e interpretuen vendimin në mënyrë absurde si mbështetje për ta. Ishte nji prej atyne rasteve kur propaganda mundohet me shit shiun si diell.
Tue u mbështet te fakti që shumica e njerëzve s’e lexojnë vendimin, por mjaftohen me titujt e portaleve të afërta. Juristët seriozë, përfshi ata që s’kanë lidhje me opozitën, e lexuen ndryshe. Si nji paralajmërim të drejtëpërdrejtë për krizën që po thellohej. Dhe si nji kritikë të hapun për bllokadën parlamentare të orkestrueme nga shumica në pushtet.
Po sot, Gjykata Kushtetuese doli me nji aktgjykim tjetër. Kësaj here s’kishte vend për interpretime kreative. Vendimi ishte shumë ma i qartë. Shumë ma i drejtëpërdrejtë. Dhe krejtësisht i painterpretueshëm në favor të pushtetit. S’kishte hapësinë për manipulim semantik – ose e pranon, ose i shpall luftë Gjykatës. Dhe pikërisht kjo ndodhi. Zagarët mediatikë e politikë të pushtetit iu turrën gjyqtarëve me akuza, shpifje e fyerje. Tue kriju nji atmosferë linçimi publik. Në nivel global, jemi në nji periudhë kur arkitektura e sigurisë ndërkombëtare po ndryshon me shpejtësi. Rivaliteti SHBA–Kinë. Lufta në Ukrainë. Krizat energjetike e teknologjike. Të gjitha këto po riformësojnë aleancat. Po krijojnë hapësina të reja për vende të vogla si Kosova. Nëse këto vende kanë stabilitet institucional dhe vizion politik. Po Kosova sot s’ka as njanin. Në vend të strategjisë, kemi improvizim.
Në vend të konsensusit, kemi bllokadë. Në vend të institucioneve funksionale, kemi nji skenë politike të zhytun në konflikt permanent. Në këtë gjendje, çdo krizë ndërkombëtare na gjen të papërgatitun. Çdo ndryshim gjeopolitik na kalon pranë pa e shfrytëzu. Rreziku i dytë: humbja e besimit ndërkombëtar Miqtë e Kosovës, ata që na kanë mbështet në momentet ma të vështira, po shohin nji vend që s’është në gjendje me organizu zgjedhje të parakohshme. Me respektu Kushtetutën.
Me menaxhu krizën politike pa thirr ambasadorët e huaj si arbitra. Ky perceptim, sado që mundohemi me minimizu, ka pasoja direkte në mbështetjen që marrim në organizata ndërkombëtare. Në procesin e njohjeve të reja. Dhe në avancimin drejt integrimit euroatlantik. Rreziku i tretë: normalizimi i kaosit Ndoshta ma i rrezikshmi prej krejtës osht ky: Shoqnia po mësohet me idenë që osht normale me qenë pa institucione funksionale me muj të tanë. Po mësohemi që Kuvendi mos me punu.
Që Qeveria me vepru pa kontroll parlamentar. Që gjykatat me u sulmu publikisht nga pushteti. Ky normalizim i kaosit osht terren ideal për çdo aventurë politike. Sot mund të jetë nji qeveri me shumicë absolute. Nesër mund të jetë nji grupim ma radikal që e sheh demokracinë si pengesë, jo si vlerë.
Përfundim: S’ka demokraci pa kufij për pushtetin Demokracia s’matet me numrin e votave që fiton nji parti. Por me respektin që ajo parti ka për institucionet kur s’i pëlqen vendimi i tyne. Nëse lejojmë që mendësia “o me ne, o armik” me u ba standard, atëherë kemi heq dorë prej Republikës. Dhe e kemi zëvendësu me nji sundim personal të ambalazhuem si vullnet popullor. Në atë pikë, çdo gjykatë ka me qenë e kapun. Përveç asaj të historisë. E cila nji ditë ka me shkru me saktësi se si e shkatërrum shtetin tonë me duert tona.

