Macron: BE-ja ndodhet brenda rrezes së goditjes nga raketat balistike ruse
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka shprehur shqetësimin se Franca dhe vendet e tjera të Bashkimit Evropian ndodhen brenda rrezes operative të raketave balistike ruse.
Sipas tij, Rusia prodhon nëndetëse, raketa dhe tanke për t’i vendosur ato në frontin ukrainas dhe ndoshta për të frikësuar Evropën nësër, nëse BE-ja tregon dobësi, pasi Rusia zotëron një spektër të plotë armësh.
“Ne jemi brenda rrezes së veprimit të këtyre sistemeve. Raketat balistike ndërkontinentale, të gjithë ne jemi të kërcënuar prej tyre”, tha presidenti francez.
Ndërkohë, presidenti rus Vladimir Putin më parë i kishte hedhur poshtë si të pabaza pohimet e politikanëve evropianë në lidhje me një luftë të mundshme nga Rusia.
Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov, duke iu drejtuar debatit të përgjithshëm të sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, theksoi se Rusia nuk ka pasur kurrë, dhe as nuk ka aktualisht, ndonjë qëllim për të sulmuar NATO-n ose Bashkimin Evropian.

