Makina pa shofer vret këmbësorin, kompania tërheq flotën e automjeteve
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e ditës së dielë në Arizona ku një makinë autonome pa shofer SUV e kompanisë Uber vrau një këmbësor i cili ishte duke kaluar rrugën, duke shënuar kështu aksidentin e parë të këtij lloji duke vënë kështu në dyshim sigurinë që paraqesin këto automjete.
Kjo ngjarje e detyroi kompaninë të tërheqë të gjithë flotën e vet të automjeteve të krijuara nga rrugët e qyteteve. Viktima është Elaine Herzberg, 49 vjeç u godit rreth orës 22:00 të dielën në Tempe, Arizona, kur ajo po ecte me biçikletën e saj duke kaluar rrugën.
Viktima u dërgua menjëherë në spital por nuk arriti të mbijetonte për shkak të plagëve tq shumta që kishte marrë.
Ky është aksidenti i parë i këtij lloji ku një makinë autonome vret një këmbësor në një rrugë publike. Në një deklaratë, një zëdhënës i Uber tha se kompania është në dijeni të incidentit dhe është duke punuar me autoritetet lokale për hetimin e saj.
Kompania ngushëlloi familjarët e viktimës pasditen e së hënës në Tëitter dhe deklaroi se kompania do të punojë me organet e zbatimit të ligjit për të kuptuar ngjarjen e plotë se çfarë ka ndodhur.

