
Faktiditor.ch.-SPORT
Jose Mourinho kundër ish skuadrës madrilene ndërsa Kristiano Ronaldo kundër ish skuadrës që e solli në këto nivele.Kjo do jetë një përballje gjigandësh në mes të Shkupit e paimagjinuar më parë sepse kjo është ndeshja më e madhe e luajtur jo vetëm në Maqedoni por edhe në Ballkan në përgjithësi transmeton Faktiditor.ch.
Dy skuadrat e mëdha që pushtuan Evropën me trofetë e Champions League dhe asaj UEFA do të masin forcat në një supersfidë, që për nga pesha është thelbësore për të dy skuadrat por edhe për të parë se ku i kanë forcat për sezonin që është para tyre.Manchester do të jetë më i motivuar për faktin se skuadra është në ndërtim ndërsa Real është më i ngopur sa i përketë trofeve.
Shkupi do jetojë gjatë me kujtimet e kësaj përballjeje që sjellë dy skuadra që kushtojnë më shumë se një miliard euro por edhe me një vëmendje që sportdashësit anëmbanë globit sytë do t’i kenë drejtuar përmes ekraneve në këtë ndeshje gjigandësh.Faktiditor.ch.-

