“Manifesti maqedonas” ka frikë ndaj platformës shqiptare
Organizata “Manifesti i Maqedonisë” ka ditë që po manifeston frikë ndaj platformës shqiptare, e cila parasheh avansimin e statusit juridiko-kushtetues të shqiptarëve në Maqedoni.
Në reagimin e fundit kjo organizatë thekson se pranimi i platformës shqiptare cenon rëndë indetitetin maqedonasd.
“Ne jemi kundër çfarëdo ndryshimi, himnit të Maqedonisë dhe simboleve tjera kombëtare, të cilat janë argumentet e identitetit tonë, kur ruhet historia e popullit maqedonas. Kërkesa e shqiptarëve me platformën e tyre paraqet akt gjenocid, duke shkatërruar autenticitetin e Maqedonisë”, deklariuan nga organizata “Manifesti i Maqedonisë”.