Maqedoni, 461 persona kanë shkelur masën për mbajtjen maskave mbrojtëse
Gjatë 24 orëve të kaluara, 70 personave iu dhanë vendime për izolim, ndërsa 62 persona nënshkruan deklarata për vetizolim, informojnë nga Ministria e Brendshme.
Policia gjatë 24 orëve të kaluara ka kryer inspektime të personave në izolim dhe vetizolim, ndërsa janë regjistruar dy persona që nuk kanë respektuar masën e izolimit.
Gjithashtu, janë regjistruar 461 shkelje në lidhje me masën për mbajtjen e obligueshme të pajisjeve mbrojtëse personale./Telegrafi/