Maqedoni: Nesër seanca e fundit para shpërbërjes së Parlamentit


Parlamenti në Maqedoni nesër duhet të shpërbëhet që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbahen më 11 dhjetor.
Iniciativën për shpërbërje të Parlamentit e ka dorëzuar LSDM e ka pranuar edhe VMRO por me kusht që të pranohet miratimi i buxhetit për vitin 2017.
Pika për shpërbërjen e Parlamentit do të jetë menjëherë pas miratimit të buxhetit për vitin e ardhshëm informojnë kështu nga kabineti i Veljanovskit, shkruan Zhurnal.
Seanca është paraparë me tre pika të rendit të ditës, miratimi i buxhetit, pika e dytë dhe e tretë janë shpërbërja e Parlamentit.