Maqedonia e feston Ditën e kryengritjes antifashiste

197
fresco

midle
110456825

Maqedoni  sot shënon 75 vite nga fillimi i kryengritjes antifashiste dhe luftës nacional çlirimtare.

Kryengritja e armatosur filloi më 11 tetor të vitit 1941 kur luftëtarët nga Aradhat e para partizane të Prilepit e sulmuan patrullën policore bullgare dhe rrjetin telefoniko-telegrafik në Prilep, gjë që e shënoi fillimin e kryengritjes së organizuar të popullit të Maqedonisë kundër okupatorit bullgar, italian dhe gjerman për çlirimin final të vendit.

Ditën tjetër, më 12 tetor, doli edhe Aradha partizane e Kumanovës.

11 Tetori është vazhdimi i traditave çlirimtare të popullit liridashës të Maqedonisë, por edhe të përpjekjeve për çlirimin social dhe kombëtar të bëra në Luftërat ballkanike dhe në Luftën e Parë Botërore, shkruan Zhurnal.

Me vendimin për hyrje në koalicionin antifashist Maqedonia qëndroi në anën e njerëzimit progresiv dhe kundër fashizmit si ideologjia me e errët e historisë bashkëkohore dhe mohimi më i fuqishëm i vlerave të përgjithme civilizuese dhe demokratike.

Gjatë okupimit nga Maqedonia janë internuar 58.000 persona, ndërsa krahas krimeve që okupatorët i kanë kryer mbi popullatën e pafajshme civile, vendi pësoi edhe dëme të mëdha ekonomike. Kurorë e kasaj lufte janë vendimet e Asamblesë së parë të KAÇKM-së në vitin 1944, me të cilat janë përjetësuar idealet shumëshekullore për themelimin e shtetit të Maqedonisë.

Tradicionalisht për këtë festë, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë është ndarë çmimi shtetëror “11 Tetori”.

Delegacione të shumta vendosën kurora lulesh para përmendoreve të heronjve të rënë në Shkup, Prilep dhe Kumanovë.

Shtatëdhjetë e pesëvjetori i kryengritjes popullore të Maqedonisë dje u shënua edhe me akademi solemne në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, ku foli kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski.

Comments