Maqedonia me rezultat historik, siguron balotazhin

474

Përfaqësuesja e Maqedonisë me më shumë mund arriti që të mposht kombëtaren e Islandës dhe të sigurojë për herë të parë në hsitoriku e vet, kualifikimin në sfidat e balotazhit për Kampionatin e botës në futboll. Maqedonia dominoi sfidën në 45 minutat e para, ndërsa fillimi ishte edhe më i mirë pasi që Ezgjan Alioski shënoi gol fantastic në minutën e 7-të. Dominimi i vendasve ishte evident pasi që Maqedonia shënoi edhe golin e dytë në minutën e 43-të, por që u anullua pas konsultimit të sistemit VAR.

Në fillim të pjesës së dytë, Islanda ndryshoi stilin e lojës dhe në daljen e parë në sulm shënoi gol përmes Torstein në minutën e 54-të. Mirëpo kjo vetëm se nxiti futbollistët vendas të kalojnë në ofenzive të plotë dhe shpërblimi erdhi në minutën e 64-të, kur pas një rëmujë dhe dy goditjeve të Alioskit, Elif Elmas arriti që të mposht për herë të dytë portierin e Islandës për 2-1.

Moebel THEMA

Dhe në momente kur Islanda kërkoi goline barazimit, Maqedonia shënoi golin e tretë në këtë përballje. Elif Elmas u fut në zonën e rrezikut dhe për herë të dytë mposhti portierin Olafson për 3-1.

Deri në fund të takimit, nuk u ndryshua rezultati dhe Maqedonia regjistroi suksesin historik, duke siguruar kualifikimin në balotazh , pas eliminatoreve të Kampionatit Botëror në futboll.

Comments