Gjorge Ivanov ka deklaruar se Maqedonia gjendet në rrezik nga sulmet e mundshme terroriste

338

 

 

Presidenti maqedonas, Gjorge Ivanov ka deklaruar se Maqedonia gjindet në rrezik nga sulmet e mundshme terroriste të cilët mund ti bëjnë personat e kthyer dhe regrutuesit për në Siri dhe Irak.Ai këto komente i ka bërë sot gjatë vizitës që e beri në kufirin me Greqinë.
“ Ka rrezik nga sulmet terroriste në Ballkan, përfshirë edhe Maqedoninë. Në shtetin tonë ka 86 persona të kthyer nga luftërat nga Siria dhe Iraku”, ka deklaruar presidenti maqedonas Ivanov shkruan Zhurnal Maqedoni.
Sipas tij 86 persona janë kthyer nga luftërat e shteteve ku me vite bëhen luftëra të përgjakshme.

“ Shërbimet e sigurisë punojnë në mënyr efikase, mirëpo kur flasim për sulme terroriste patjetër duhet të flasim për të ndara dhe askush nukmund të flet se ku mund të ndodhin”, ka deklarur Ivanov .

Ndryshe, pas burgosjes së imamit nga Gazi Baba i Shkupit, Memishi i cili u dënua me 7 vjet heqje lirie, bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë në Gjykatë e pranuan fajin se kanë rekrutuar xhihadist për në Siri. Bëhet fjalë për Isa Fuga, Abdulla Abdullai, Eroll Rrusemi, Muhamet Imeri dhe Stefan Stefanovski, të gjithë nga Shkupi. Këta persona para Këshillit gjyqësor në Gjykatën Themelore Shkupi I, kanë pranuar se janë fajtorë në lidhje me rastin “Celula”.

Para disa muajsh në Shkup, gjashtë persona nga grupi “Celula”, e pranuan fajin dhe u dënuan. Në mesin e tyre ishte edhe imami Rexhep Memishi nga Gazi Baba e Shkupit. Poashtu edhe Fazli Sula, Muhamet Shehu, Sejfulla Edemovski, Ahmet Dardhishta dhe Resul Saiti. Aksioni “Celula” u realizua nga MPB në gusht të vitit 2015.

Ndryshe, policia e Maqedonisë është në vëzhgim edhe të personave tjerë nga Saraji, Lubini, Hasanbegu, Dizhoni, Shutka,Shkupi, Kumanova dhe Tetova. Këta persona po ndjeken nga shërbimet sekrete maqedonase dhe ndiqen me cilët kontaktojnë ata. Në shënjestër janë edhe disa hoxhallar, biznismen dhe mbështetës të tyre. Pas përfundimit të hetimeve priten që të arrestohen shkruan Zhurnal Maqedoni.

Comments