Masat dhe Procedurat e Sigurisë në Përdorimin Profesional të Armëve

69
fresco

Prof. dr. Muhamet Racaj, Gjeneral Major

Hyrje

Siguria gjatë përdorimit të armëve përbën një nga fushat
themelore të arsimit ushtarak dhe policor. Çdo neglizhencë, mungesë
vigjilence apo shkelje e protokolleve mund të rezultojë në pasoja
tragjike. Përvoja shumëvjeçare në ligjërimin e lëndës Përdorimi
i Armëve në Akademinë Ushtarake të Shkupit, Universitetin e
Tetovës, Universitetin “Fon” dhe Universitetin “Nënë Tereza”
dëshmon se edukimi sistematik i kuadrove për trajtimin e sigurt të
armëve është çelësi për parandalimin e aksidenteve.Nisur nga një
sërë ngjarjesh fatkeqe, që kanë përfshirë gjuetarë, ushtarakë,
policë apo qytetarë civilë me përvojë, është e qartë se
nevojitet një qasje e vazhdueshme edukative, një kulturë e sigurisë
që mbillet dhe rritet çdo ditë.

Pjesa Kryesore

1.Parimet Bazë të Sigurisë

Postulati themelor i trajtimit të armëve në çdo manual
ndërkombëtar është:
“_Trajtoni çdo armë sikur të jetë e mbushur, e kurdisur dhe gati
për të qëlluar.”_
Nga analiza e qindra aksidenteve të njohura del përfundimi i
pakundërshtueshëm se “arma e zbrazur është ajo që gjithmonë
qëllon njeriun”. Prandaj, respektimi i katër rregullave universale
të sigurisë është bazë për çdo përdorues, pavarësisht nivelit
të tij profesional:
● Çdo armë trajtohet si e mbushur.
● Tytën e mbajmë gjithmonë të drejtuar në një drejtim
të sigurt.
● Gishti qëndron larg këmbëzës derisa të shënjestroni
objektivin.
● Para çdo të shtënë, vlerësoni atë që ndodhet prapa
dhe përreth cakut.

Këto parime janë thelbësore në çdo formim ushtarak, policor apo
civil dhe duhet të përvetësohen si instinkt profesional.

2.Procedurat e Sigurisë në Përdorim

Siguria gjatë përdorimit të armës fillon përpara se ajo të
ngarkohet dhe përfundon vetëm pas pastrimit dhe ruajtjes së saj.

_Procedurat e miratuara ndërkombëtarisht përfshijnë disa faza:_
1. Kontrolli vizual dhe fizik:
Kontrolloni gjithnjë tytën, folenë e fishekut dhe karikatorin për
mbetje, lecka, papastërti, borë apo baltë.
2. Ngarkimi në kushte të sigurta:
Mbushja e armëve lejohet vetëm në poligonet e qitjes ose në vendet e
përcaktuara të gjuetisë, nën mbikëqyrje.
3. Përdorimi i frenës së sigurisë:
Frena është një ndihmë, por jo garanci absolute. Mos mbështetni
kurrë sigurinë vetëm te ajo.
4. Komunikimi i sigurisë:
Në poligon apo gjueti, çdo përdorues duhet t’i informojë të
pranishmit kur arma është e zbrazur, përmes shenjuesve vizualë
(p.sh. flamur në folenë e fishekut).

3.Edukimi i Kulturës së Sigurisë

Një ndër gabimet më të rënda është edukimi i të miturve në
përdorimin e armëve luftarake. Kjo praktikë jo vetëm që është
moralisht e rrezikshme, por krijon predispozita për trauma, sjellje
impulsive apo aksidente të rënda. Edukimi për siguri duhet të
fokusohet te përgjegjësia, kontrolli emocional dhe vetëdija për
pasojat.

Sjellja profesionale ndaj armës përfshin tri virtyte themelore:
● Përgjegjshmëri e plotë për çdo veprim.Kujdes maksimal në
çdo hap.
● Mungesë vetëbesimi të tepërt dhe respekt i plotë për
procedurat.

4.Menaxhimi i Riskut dhe Parandalimi i Aksidenteve

Në kontekste ushtarake dhe civile, koncepti i rikoshetimit ka rëndësi
të veçantë. Devijimi i projektilit pas goditjes në një sipërfaqe
të fortë (shkëmb, akull, dru) mund të shkaktojë pasoja tragjike në
distanca të paparashikuara. Prandaj, qitësi duhet të vlerësojë
terrenin, këndin e të shtënës dhe materialin e objektivit përpara
çdo veprimi.Po ashtu, përdorimi i syzeve mbrojtëse dhe antifanëve
është obligim profesional gjatë çdo seance qitjeje. Në mjedise të
mbyllura, stresi akustik i përsëritur rrezikon dëgjimin dhe
përqendrimin.

5.Sjellja Etike dhe Ligjore në Transportim dhe Ruajtje

Në përfundim të çdo veprimtarie (gjueti, garë, trajnim), armët
duhet të zbrazen plotësisht, të kontrollohen nga përgjegjësit dhe
të vendosen në kuti ose valixhe me bravë sigurie. Sjellja e një arme
të mbushur në makina, shtëpi apo ambiente civile është shkelje e
rëndë e etikës profesionale dhe e ligjit.Alkooli, droga apo lodhja
fizike janë faktorë të papajtueshëm me përdorimin e çdo arme.
Përdoruesi i armatosur nën ndikimin e këtyre substancave është
potencialisht i rrezikshëm për veten dhe të tjerët.

Përfundime dhe Rekomandime

Në çdo nivel profesional të përdorimit të armëve – nga kadetët
deri te oficerët e lartë – rregulli themelor është konsistenca dhe
disiplinimi. Asnjë përjashtim nuk lejohet në zbatimin e procedurave
të sigurisë. Në garat ndërkombëtare të qitjes praktike,
përjashtimi menjëherë i garuesit për shkeljen më të vogël të
sigurisë dëshmon seriozitetin e këtij parimi.

_Mesazhi përfundimtar:_

_ ● Konsideroni çdo armë sikur të jetë e mbushur e gati
për të shkrepur._
_ ● Mos drejtoni kurrë armën drejt dikujt apo një pjese të
trupit tuaj._
_ ● Vendosni gishtin në këmbëzën vetëm kur synoni të
qëlloni._
_ ● Gjithmonë analizoni çfarë ndodhet përpara, pas dhe
rreth objektivit._

Vetëm përmes edukimit të vazhdueshëm dhe ndërgjegjësimit
profesional mund të garantohet siguria individuale dhe kolektive në
përdorimin e armëve.

Comments