Masat ekonomike nxitën shtrenjtimet

158

Për katër muajt e pranverës Qeveria ngriu e shkriu katër herë çmimet e disa produkteve ushqimore. Duke filluar nga 1 marsi deri më 30 qershor, me propozim të Ministrisë së Ekonomisë pati ngrirje të një pas njëshme të produkteve ushqimore bazë. Vendimi parë hyri në fuqi më 1 Mars që buka e bardhë dhe gjysmë e bardhë të shitet me çmimin 33 denarë për sasinë 450 gram. Kjo masë erdhi pasi që furrtarët nuk i ulën çmimet e produktit bazë, bukës megjithëse shfrytëzuan energji elektrike të subvencionuar për 3 muaj dhe përfituan nga marzha 5% e TVSH në shitje.

“Gjithçka është shtrenjtuar andaj atë që ia lejojmë vetit do ta blejmë, të tjerat që janë luksoze nuk është patjetër të blihen. Çmimet vetëm rriten, por dhe bujqit duhet të kenë ndonjë benefit të asaj që prodhojnë, por përfitojnë edhe tregtarët, ne jemi ata që humbasim shumë nga kjo ngritje e çmimeve,” tha një qytetare.

Qeveria mori dy vendime të reja për ngrirje të çmimeve të pastave dhe të prodhimeve të qumështit. Makaronat dhe shpagetit, do të kenë 15% çmime më të ulëta duke u ngrirë çmimet nga 16 marsi. Meqë këto produkte 100% importohen nga jashtë, që atëherë u liruan plotësisht nga dogane, e cila me masën paraprake paguanin vetëm 50% të detyrimeve doganore.

Nga 22 Marsi vezët patën çmime të ngrirë 8,5-9,8 denarë, varësisht nga madhësia dhe paketimi tyre. Dmth, qytetarët do të vazhdojnë ti blejnë 10 kokrra vezë jo më shtrenjtë se nga 85 deri në 100 denarë.

Qeveria solli vendim që prodhuesit vendor të shesin vezët sipas çmimit referent të 15 marsit në treg.

Sipas vendimit të ekzekutivit, prodhuesit vendor duhet të ndjekin dinamikën e prodhimit sipas muajit janar dhe shkurt, ndërsa vetëm 30% të vezëve ti eksportojnë jashtë.

“Valla me çmimet pak të shtrenjta janë në përgjithësi janë të larat krejt. Vetëm për ushqime ndër 500 euro nuk mundesh të mbijetosh, mesatare. Nuk është e vërtetë, çmimet janë njësoj si përpara,” deklaroi një tregtar.

Në muajin prill u ngrinë edhe çmimet e 11 produkteve të fruta-perimeve. Me vendim të Qeverisë nga 5 prilli dhjetëra lloje të pemëve dhe perimeve me çmime më të ulëta u zbatuan si në markete ashtu edhe në tregje. Por kjo masë nuk i obligoi prodhuesit e tregtarët për sasinë e shitur dhe vështirë u zbatua në tregje meqë nuk kishte arka fiskale.

“Vështirë është bërë edhe s’kanë para, shitje ka! Dikush ka, dikush s’ka ama shkojnë të blejnë më lirë. Nuk ka fitim, te këto i kam 10 denarë fitim. Ku të shkojmë tjetër të punojmë, nuk ka punë!” – u shpreh një qytetar.

Vendimi i sotshëm për ngrirje të reja të çmimeve do të jetë i pesti me radhë. Maqedonia është vendi i vetëm jo vetëm në rajon por edhe në Evropë që praktikon ngrirjen e çmimeve e që për pasojë nuk ka dhënë rezultatet e pritura. Duke u bazuar nga masat paraprake, analizat e ekspertëve të ekonomisë tregojnë se masat kanë dhënë efektet të kundërta apo rritje të çmimeve. Ato janë frenuar gjatë afatit sa ka vazhduar masa dhe në momentin e shkrirjes, tregtarët menjëherë i kanë ngritur çmimet duke arritur në vlera enorme. Statistikat zyrtare të FAO-s tregojnë se rritje e çmimeve të produkteve ushqimore në BE ishte mesatarja 11% kurse në Maqedoninë e Veriut 46% gjatë krizës. /alsat.mk

Comments